Suksesin e arriti dhe vendosi një rekord të rëndësishëm.
Arina Sabalenka jo më kot është numri 1 I tenisit të femrave në të gjithë botën, dhe e vazhdoi rrugën e saj drejt një tjetër trofeu Grand Slem.
Kampionia nga Bjellorusia mundi 2-0 me sete kanadezen Mboko, në një duel që nuk ishte edhe aq I lehtë, me rezultatin e seteve 6-1 e 7-6 dhe arriti në çerekfinale të turneut të parë të madh të vitit, Australian Open.
Pra, pas një shëtitjeje në të parin, vuajti shumë në setin e dytë.
Ajo arriti të fitonte taj brejkun për herë të 20-të radhazi, duke thyer rekordin e mëparshëm të tenisit që mbahej nga Novak Gjokoviç me 19.
Sabalenka nuk ka humbur asnjë set në Melburn deri tani, duke I fituar të katër ndeshjet me rezultatin 2-0.
Natyrisht, është favorite për titullin duke qenë kampione në fuqi në Australian Open, e duke synuar trofeun e tretë radhazi si dhe Grand Slemin e pestë në karrierë.
Edhe numri 1 I meshkujve nuk pati probleme, edhe pse sfida ishte e fortë.
Karlos Alkaraz mundi amerikanin Tomi Pol, 3-0, dhe rivali luftoi fort deri në fund.
Rezultati I seteve ishte 7-6, 6-4 e 7-5, por vetëm pas dy orësh e 44 minutash në klimën e nxehtë në qytetin e madh australian.
Edhe tenisti spanjoll nuk ka humbur asnjë set deri tani në katër ndeshje, ndonëse në Melburn favorit cilësohet numri 2 I botës, italiani Janik Siner, që është edhe kampion në fuqi. / abcnews.al /


