Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ekspozohet harta e rrallë e vitit 1455/ Ekzemplari i hartografit Pareto tregon ndikimin e Skënderbeut në Europë

schedule13:41 - 25 Janar, 2026

schedule 13:41 - 25 Janar, 2026

Kjo hartë detare  e vitit  1455  tregon ndikimin e Gjergj Kastriotit në Europë dhe më gjërë kur ai ishte ende gjallë. Në qendër të Ballkanit  mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sot, shkruhet emri i Skëndërbeut.

Harta është përgatitur nga  hartografi gjenovez Bartolomeo Pareto për Papa Nikollën e V.  Në atë kohë në botën e krishterë ishte shtuar frika për zgjerimin Osman dhe Arbëria më prijës Skëndërbeun  përfaqësonte një nga rezistencat më të forta kundër Perandorisë.

“E veçanta e kësaj harte është se Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ishte gjallë dhe bënte një rezistencë të fortë ndaj  Perandorisë Osmane ku deri në atë periudhë kishte ardhë për ta pushtuar kalanë Sulltan Murati dhe kuptohet shumë mirë që përmes Shqipërisë osmanët kërkonin të pushtonin dhe vende të tjera të Europës.  Ky hartograf  identifikon një pjesë të Ballkanit ku përfshihet Maqedonia  e kësaj periudhe dhe Shqipëria e identifikon me emrin  “Scandro Beco”, Skëndërbeg. Fakti që është emërtuar  në 1455 me atë emër  tregon qartë dhe për atë që dhe Papati pati në atë kohë, që lufta  që po zhvillohej këtu me heroin tonë të shërbente si ndalesë për osmanët që kishin qëllim ekspasioni.” 



Kjo dëshmi e rrallë e hartografisë europiane të shekullit  XV i shtohet muzeut  kombëtar  “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Krujë.

Ekzemplari i rrallë,  i  certifikuar sipas standardeve më të larta shkencore është dhuruar nga  Biblioteka Kombëtare Qendrore e Romës ku ruhet origjinali.

“Gjergj Kastrioti Skëndërbeu  në shekujt që pasuan u bë mit I jashtëzakonshëm për  të gjithë luftërat që bëheshin  për liri ku u shtuan  veprat që vazhdimisht janë shkruajtur për të dhe numrat janë shtuar. Kjo e  identifikon për së gjalli.  Kjo është dhe rëndësia që kjo hartë ka  dhe unë jam I bindur që  tek vizitorët e shumtë që ne kemi kjo do të bëjë dhe një impakt shumë pozitiv”.

Hartat në këtë periudhë  ishin unike, shkruheshin me dorë dhe ruheshin me kujdes ndaj  çdo shënim mbi to ka peshë të pazakontë.

Sipas specialistëve  ky  është një ndër rastet  e rralla në historinë e hartografisë  ku  një territor  i gjërë identifikohet  me emrin e një personaliteti politik dhe ushtarak madje në të gjallë të tij duke treguar për rolin e Gjergj Kastriotit dhe jehonën e Arbërve në shekullin e XV.

“Në këtë periudhë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu,  shteti që ai udhëhiqte kishte marrëdhënië diplomatike me 28 shtete të Europës dhe ne në këtë periudhë që po flasim  për hartën këmi dy traktate të nënshkruara me Venedikun 1448 dhe  Alfonsin e 5  në 1951. Ishin të nënshkruara për luftë të përbashkët kundër osmanëve.   Erdhi për ta pushtuar  kalanë Sulltan Mehmeti I dytë dy herë në rrethimi e dytë 1466 dhe  në rrethimin e tretë 1467.

Ai erdhi për të pushtuar kalanë e Krujës pasi kishte pushtuar Konstandinopojën, Stambolin e sotëm dhe ne deri në këtë përiudhë kur nuk e kishim ekspozuar këtë hartë e përdornim  këtë argument  shumë fort edhe përballë skeptikëve. Tani që  kemi dhe ketë hartë është dhe një argument dhe më I fortë  që është e vertetë që lufta që udhëhoqi Gjergj Kastrioti ishte e një rëndësie për shtetet e tjera të Europës”

Ky artefakt me rëndësi kombëtare dhe europiane  ka ngjallur kureshtjen e turistëve  që në ditët e para të ekspozimit të saj.

Sipas drejtorit të Muzeut “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në  Krujë kjo hartë  pritet të shtojë numrin e vizitorëve të cilët  vetëm vitin e shkuar ishin rreth 212 mijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!