Reshjet e shiut të dy muajve të fundit kane demtuar rrugët ne zonat turistike të bashkisë së Pustecit.
Prurjet e shumta te perrenjve kanë shkatërruar në disa pjesë segmentin qe lidh Lajthizen me fshatin Zaroshke, nje nga destinacionet me te frekuentuar nga vizitoret vendas dhe te huaj.
Turistët që vizitojnë Prespën e Madhe e kanë të vështirë kalimin në këtë rrugë.
Gjendja e rrugës sipas banorëve të Pustecit po mban larg vizitorët dhe po dëmton bizneset që operojnë në fushën e turizmit. Ata thonë se ndërhyrjet e pjesshme nga bashkia nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit.
Ky segment rrugor nuk është r që lidh Rehabilitimi I fundit I këtij segmenti që lidh rrugen hyrëse për në Pustec me fshatin Zaroshkë, ku është përqëndruar numri më i madh i bizneseve turistikë është kryer në vitin 1997.


