Të paktën 18 Shtete Amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme teksa mbi 200 milionë qytetare po përballen këtë fundjavë me një stuhi e cila do të sjellë reshje rekord dëbore dhe ngrica të shumta.
Stuhia pritet të lëvizë në pjesën më të madhe të Shteteve të bashkuara duke përshirë qytete si Washington, Baltimore, Filadelfian dhe Nju Jorkun. I ftohti I acartë do të lëvizë nga rajonet qëndrore dhe perëndimore ndërsa reshjet e forta të dëborës do të prekin Verilindjen e Shteteve të Bashkuara.
. Në një postim në Truth Social Presidenti Amerikan Donald Trump shkroi se I ftohti ekstrem mund të prekë rreth 40 Shtete duke deklaruar se rrallë ka parë diçka të tillë.
Shërbimi Metereologjik Kombëtar ka paralajmëruar se niveli I dëborës mund të arrijë deri në 3 metra në Kolorado, Virxhinian Perëndimore dhe në Boston.
Autoritetet Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetarët se do të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike , bllokime rrugësh si dhe vonesa dhe anulime fluturimesh përgjatë fundjavës.
Vetëm këtë të shtunë janë anuluar 3200 fluturime ndërsa mbi 4800 fluturime pritet të anulohen të dielën. Në Washington, zyrat federale do të jenë të gjitha të mbyllura të paktën deri të hënën. Ne Shtete të ndryshme termometri pritet të shënojë deri në -40 gradë celcius përfshirë Minesotën dhe Dakotën e Veriut.
Stuhia që po godet këtë fundjavë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zbutet të Hënën megjithatë ngricat dhe reshjet e dëborës pritet të vijojnë të paktën deri të mërkurën.
Orët e fundit përpara nisjes së stuhisë sollën radhë të gjata në dyqane të ndryshme me qytetarët që u furnizuan me ujë, ushqime, letra higjenike, gjenerator për energji elektrike dhe batanije.


