Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Europa “luan me top” kundër Trump/ “Botërori 2026”, si “armë” politike në përplasjet me SHBA

schedule12:49 - 23 Janar, 2026

schedule 12:49 - 23 Janar, 2026

Është sporti më i ndjekur në botë dhe si i tillë mund të përdoret si “armë” politike dhe diplomatike. Në një klimë të tensionuar mes SHBA dhe Europës, kjo e fundit mund të përdorë “Botërorin 2026” si levë për të spostuar krahun në peshoren e forcave.

Ideja që ka marrë zë në ditët e fundit në mediat më të mëdha europiane është e thjeshtë.

Në korridoret politike të vendeve më me influencë në kontinentin e vjetër, në të njëjtën kohë gjigandë të futbollit botëror si Gjermani, Angli, Francë, Spanjë apo edhe Holandë po flitet edhe publikisht për të bojkotuar finalet e “Botërorit 2026” që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.



Kjo lëvizje drastike do të shërbente si një kundërgoditje dhe presion në drejtim të presidentit Donald Trump, në lidhje me çështjet e nxehta të gjeopolitikës si Groenlanda apo tarifat ekonimike.

Mes personazheve që I kanë dhënë zë këtij opsioni është edhe Piers Morgan, gazetari britanik dhe mik personal i presidentit Trump. “Ndoshta Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia, Holanda, Norvegjia dhe Italia duhet të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës ndërsa vazhdojnë negociatat me Presidentin Trump? Tërheqja e 8 nga 10 favoritët mund të ngjallë interes”, lexohet në postimin e Piers Morgan në rrjetet e tij sociale.

Më parë edhe njerëz të futbollit e kishin preekur këtë temë, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, që citojnë burime pranë FIFA, kjo e fundit nuk është aspak e qetë.

Një “Botëror” pa emrat e mëdhenj të futbollit do të ishte një goditje e madhe për imazhin e SHBA si organizatore, por edhe një katastrofë financiare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!