Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Rama, lider strategjik”, Nura: Opozita nuk sheh asgjë përtej ‘syve të Berishës’

schedule18:27 - 22 Janar, 2026

schedule 18:27 - 22 Janar, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi me 110 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për “Bordin e Paqes”.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u shpreh se pritet të shkojë personalisht në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar përfshirjen e Shqipërisë në këtë bord.

Sakaq, Rama darkoi ditën e djeshme me vajzën e presidentit amerikan Ivanka Trump, pas vizitës së saj në Vlorë lidhur me investimet strategjike.



Analisti Artur Nura tha se lideri Rama është një lider strategjik dhe se bëhet fjalë për projekte të turizmit luksoz me vlerë miliarda euro. Sipas Nurës, opozita sheh vetëm me sytë e Berishës.

“Jo rastësisht iu referua Vlorës. Ai u tha atyre se “u lodhët kaq kohë me filma kaubojsish në versionin Ramaduro”, por është e saktë që Rama sot ishte shumë strategjik dhe tha se komunikon me administratën amerikane. Ai iu referua edhe Parlamentit të Izraelit; lobi izraelit është ndër më të fortët në SHBA. Kjo tregon strategjinë në politikën e jashtme dhe se nuk mund të ndodhte ndryshe që të pranohej një ofertë e tillë në planin strategjik.

Raportet mes Evropës dhe SHBA-së janë të vështira, por kjo nuk mund të bëjë që Shqipëria të futet në mes, sepse do të dëmtohej. Bëhet fjalë për projekte të turizmit luksoz me vlerë miliarda euro. Kjo tregon një jetëgjatësi të pushtetit socialist dhe një miopi të opozitës për të mos parë përtej syve të Berishës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!