Të votosh pro Ramës, apo kundër trump? Të enjten në Kuvend, Kryeministri shpalli fundin e lojës së shahu. Ramaduro bie, dje tani opozita duhet të durojë Ramën kur shkon te Trump. Kryeministri i Shqipërisë fiku përfundimisht shpresat e opozitës për rrëmbim në Tiranë.
Ai do të dorëzohet vetë, me votat e trumpistëve blu, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Jo me forcat Delta, por me bodigardët e Shtëpisë së Bardhë.
“Ju sot do votoni të vërtetën e madhe, që unë nuk do të detyroj që ushtria amerikane t’i bashkohet protestës tuaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do dorëzohem vetë, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane, që do vijnë në aeroport në Uashington, të më marrin me eskortë, për t’u ulur si anëtar të Bordit të Paqes.” tha Rama.
Por pse në Vlorë dhe jo në Davos? Pyeti i shqetësuar Gaz Bardhi? Rama sqaroi jo pa cinizëm, se ka z.Trump, por ka dhe znj.Trump. dhe se aksesi i tij ishte i njëjtë te të dy.
“Duhet të bëja një zgjedhje t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht, që vajzën e zgjidha me lejen e babait.” tha ai.
Në parlament tashmë, mbetet vetëm një non-grata, ai është Sali Berisha. Rama i siguroi demokratët, se doktorin bashkë me non-gratën, do i kenë gjatë si hall të përbashkët.
“Mos e lini pas dore atë punën e “non gratës”. Siç ju kanë dalë të gjitha fjalët, do t’i dalë dhe fjala për “non gratën”. Ai që e ka marrë “non gratën” e ka merituar. Juve do t’i dalë fjala që “non grata” do hiqet në mars 2025. Pavarësisht se është 2026 ju vazhdoni thoni se në mars 2025 do ta hiqni. Ai (Berish) është i paarritshëm në poshtërsitë, ligësitë, pabesitë që i ka bërë popullit shqiptar dhe thikave pas shpinave që u ka nguluar të gjitha aleancave strategjike të Shqipërisë. Zor shumë se lëviz ajo kuotë (non grata).”- vijoi Rama.
Meqë tani Tramp nuk po ia var, Rama i orientoi se ku duhet të zhvendoset rrugica e re e shpresës.
“Çojeni në SPAK se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet.”- shtoi ai.
Ëmbëlsira ishte lënë në fund. Shqipëria ishte ftuar si gjithë të tjerët? Ftesa nuk ishte personale për Ramën?
“Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një tjetër nder të jashtëzakonshëm do i drejtohem Knessetit, parlamentit të Izraeli si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohëve presidentit të SHBA-ve”- tha Rama./abcnews.al


