Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend foli për marrëveshjen për Bordin e Paqes. Rama theksoi se sot Kuvendi është mbledhur për të ratifikuar një çështje të rëndësishme.
“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë, të cilin Shqipërisë në radhë të parë, kësaj shumice qeverisëse, në emër të këtij vendi dhe krejt Kuvendit i takon ta bëjë sa herë është e mundur kur vjen fjala për Paqen. Në e kemi bërë edhe kur është etiketuar si tradhti. Ne e kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE apo në tryezën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Një dekadë më parë ky vend dilte në vendin e parë në botë vetëm për lajme të këqija. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit dhe vetë kryeministri kur ktheheshin nga një udhëtim është një nivel tjetër. Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sekelldinë e emrit që sot e shqiptojnë me kokën lart. Dhe kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ftohet nga personalisht presidenti i SHBA për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë të Bordit të Paqes”, tha ai.


