Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura të shiut, një banesë rrezikohet nga rrëshqitja e dherave në Librazhd

schedule11:18 - 22 Janar, 2026

schedule 11:18 - 22 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe dëmtime serioze në një banesë në lagjen e re të qytetit të Librazhdit.

Banesa e shtetasit Fatmir Murati, e ndërtuar kohët e fundit, është rrezikuar nga shembja e dheut pranë strukturës mbajtëse.

Nga pamjet shihet qartë se një pjesë e terrenit është rrëshqitur, duke dëmtuar murin rrethues dhe ambientet ndihmëse të banesës. Situata paraqet rrezik për sigurinë e familjes, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.



Në vendngjarje kanë mbërritur strukturat e Emergjencave Civile, të cilat kanë verifikuar situatën dhe po vlerësojnë masat që duhen marrë për stabilizimin e zonës.

Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!