Mark Nika, xhaxhai i Alekës Nikës, protestues i vrarë në protestën e 21 janarit, 15 vite më parë, tha se ende ka besim te SPAK.
Në një deklaratë për mediat, pas homazheve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Nika tha se shoqëria pret që drejtësia të funksionojë realisht
“Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë realisht. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi, nuk kërkojmë përjashtime por barazi para ligjit.
Kujtesa nuk duhet të zbehet, ne qëndrojmë me besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi” u shpreh ai.


