Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërprerja e energjisë/ QSUT: Asnjë pacient nuk u rrezikua. Vdekja e të burgosurit, nuk ka lidhje me dritat

schedule15:31 - 20 Janar, 2026

schedule 15:31 - 20 Janar, 2026

Ndërprerja e energjisë elektrike për rreth 30 minuta në reanimacionin qendrorë në QSUT mbrëmjen e të hënës, shkaktoi panik tek pacienët dhe familjarët. Por, shefi i shërbimit të reanimacionit, Krenar Lilaj thotë se shkëputja e energjisë nuk ka cënuar apak jetën e pacientëve.

“Në kushtet e ndërprerjes së energjisë, aparaturat kanë sistemin “back up”, trajtimi i këtyre të sëmurëve vazhdon intensiv, pasi këto të sëmurë e marrin trajtimin nga apartet,” tha ai.

Megjithatë, per arsye sigurie nisi zhvendosja e pacienteve ne reanimacionin e kardiologjisë, per ti paraprire situates se voneses se e rikthimit te energjise elektrike



“Ndërprerja e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.” u shpreh Lila.

Shefi i reanimacionit Lilaj, sqaroi gjithashtu për mediat se I burgosuri 47 vjecari qe humbi jeten ne reanimacionin qendror  te kirurgjise, nderroi jete mengjesin e se martes per shkak te gjendjes se tij te renduar shendetesore dhe nuk ka aspak lidhje me nderprerjen e energjise mbremjen e djeshme

“Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe  ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta”,- tha ai.

Sa i takon spekulimeve për mosvenien e gjeneratorëve në punë, burime nga drejtoria e QSUT, thanë për Abc Neës se ata kanë qenë në funksion, por, në 30 minutëshin e parë te nderprerjes se energjise tensioni i lartë pengonte venien e tyre ne pune. Pas 30 minutash gjeneratoret jane ndezuar dhe kane qendruar ne pune  deri në rikthimin e energjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!