Me një letër drejtuar Presidentit të SHBA Donald Tramp, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prantuar ftesën per te qene anetar themelues i bordit te paqes per Gazen. por më parë ftesa do të kalojë për votim nga parlamenti.
“Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. ” – shkruan Rama.
Pranimi i ftesës, do të thotë vota pro e mazhorancës socialiste, e cila mundet dhe e vetme ta miratojë.
“Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.”- vijon Rama.
Por anëtaresimi në Bordin e Paqes nëpermjet miratimit nga Parlamentit, do të jetë testi i madh i trumpistëve të Shqipërisë, Sali Berishës dhe PD që ftesa e Trump për Ramën i ka kapur në befasi.
Por cili është vendimi i PD?
Sali Berisha në konferencë sot nuk doli, por Këlliçi ama foli. I dërguari special i doktorit në SHBA, kishte të drejtë kur paralajmëronte se lajmet e mëdha po vinin nga përtej oqeanit.
“Po ju jap një lajm. Do ketë vendimmarje të forta politike që prekin SHBA, Rajonin dhe Shqipërinë, Shqipëria ka peshën e vet” ( deklarata e Këllicit në 17 korrik 2025)
Tani që lajmi erdhi, edhe Këlliçi e mirëpriti, ndonëse ftesa nuk i erdhi Berishës, por Edi Ramës.
“Për mendimin tim është lajm i mirë që Shqipëria ka mundësi të jetë pjesë si anëtar i këtij organizmi ndërkombëtar apo bordi. Sa i pëket formaliteteve, që ftesa i shkon Ramës, smund të vijmë këtu e të themi që Rama nuk është kryeministër, është duhet ta pranojmë” tha Këllici.
Pra, kundër deri tani ska. Por kjo nuk ishte dita më e mirë për Berishën dhe të tijët për të marrë këtë lajm.
Ky 20 janar shenon 1 vjetorin e Donald Trump per here të dyte si Presidenti i SHBA. Gjatë 1 viti, Sali Berisha mbeti non grata, ndërsa Edi Rama mori ftesën prestigjioze nga vetë Presidenti i SHBA për t’u ulur me të në Bordin e Paqes, jo si Ramaduro, por si kryeministër i Shqipërisë./abcnews.al


