Në vend ka nisur numërimi I shpendëve të ujit.
Prej dy ditësh në lagunën e Nartës, Orikum dhe Butrint po zbulohen shpendë të cilët kanë krijuar habitatin e tyre në këtë periudhë të vitit madje dhe për herë të parë.
“Anasakuta eshte nje lloj shpendi qe u evidentua sot, gjendet ne lagune por deri me tani se kishim pare.”
“Ka prezence te larte kryesisht te atyre qe ndodhen ne lagune, rosa te ndryshme, flamingo, pelikane dhe bajza etj .”
Për specialistet e zonave të mbrojtura në Qarkun e Vlorës shqetësim mbetet gjuetia e paligjshme.
“Kemi konstatuar tre kurthe nga gjuetaret, I kemi cmontuar.”
Ndërsa në liqenin e Prespës së Madhe janë parë dhe specie të rralla.
“Bajza, disa rosa, rosa me kater sy qe mund te jene me te rralla dhe karizmatike me njerezit.”
“Krahasuar dhe me vendet e tjera kemi konstatuar nje shifer gati te perafert me vitet e tjera. Kemi pasur dhe pranine mergus merganse.. specie e rralle.”
Specialistët thonë se ndryshimet klimatike e kanë bërë liqenin e Prespës një habitat të papërshatshëm për disa shpendë migratory.
Censusi i shpendëve ujorë kryhet çdo vit në janar për të parë se cilët prej tyre zgjedhin të dimërojnë në vendin tonë.
Të dielën censusi do të vijojë në liqenin e Ohrit në Pogradec.


