Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hetim demokratëve në Minnesota/ Deklaratat për “Ice”, Trump hakmerret ndaj guvernatorit dhe kryebashkiakut

schedule15:48 - 17 Janar, 2026

schedule 15:48 - 17 Janar, 2026

Administrata e Donald Trump ka nisur hakmarrjen ndaj demokratëve në Minnesota, pasi ata kanë dënuar hapur ndërhyrjen e e agjentëve të emigracionit dhe doganave, që kanë lënë të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim ndaj guvernatorit Tim Walz dhe kryebashkiakut të Minneapolis Jacob Frey, për komentet e bëra në lidhje me agjencinë e emigracionit dhe doganave.

Hetimi është përqendruar në një statut federal, i cili e bën krim që dy ose më shumë persona të komplotojnë për të parandaluar oficerët federalë të kryejnë detyrat e tyre.



Walz tha se përdorja e sistemit të drejtësisë si armë ndaj kundërshtarëve është një armë taktike dhe se i vetmi person që duhet hetuar është agjenti federal që vrau 37-vjeçaren Renee Good.

Ndërkohë Frey, që ka përdour një gjuhë tejet kritike ndaj administratës së Trump, tha se nuk është i frikësuar nga lëvizja më e fundit e Departamentit të Drejtësisë.

Hetimi vjen ndërsa një gjyqtar federal kufizoi taktikat që agjentët e emigracionit dhe doganave dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit mund të përdorin në Minneapolis, duke bllokuar përdorimin e sprejit djegës dhe arrestimet e protestuesve paqësorë.

Protestat nuk janë ndalur në Minneapolis, ku mijëra agjentë federalë janë në rrugë në zbatim të një operacioni kundër emigracionit, që departamenti i drejtësisë e cilëson më të madhin.

Ngjarjet vijnë teksa detaje të reja dolën në dritë në lidhje me vdekjen e Good. Gruaja nga Minneapolis u gjet nga ndihmësit mjekësorë me të paktën tre plagë nga arma e zjarrit dhe ndoshta një të katërt në kokë, sipas raporteve zyrtare.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!