Sali Berisha ndahet me Edi Ramën për ndryshimet në Kushtetutë.
Por me një kusht, ti bëjnë por jo me atë kryeministër, sepse sipas tij, Rama ka për qëllim të kapë drejtësinë.
“Me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, vjedhjet e tij monstruoze. Me Edi Ramën çdo lloj reforme është iluzion. Edi Rama nuk pranon asgjë që kërcënon qoftë edhe minimumin e minimumit të pushtetit të tij.”
Një koment Berisha e kishte dhe për paralajmërimin e Ramës për sjelljen e opozitës në parlament, e cila seancat plenare ka zgjedhur ti ktheje në arenë dhunë dhe tensioni.
“U zotua gjithashtu se do bëjë gjithçka për t’i shkurtuar, për t’ia gjymtuar përfundimisht dhe atë hapësirë minimale që ka opozita në parlament për të marrë fjalën për procedurë, pasi nuk bëhet më fjalë për debate dhe ligje, nuk bëhet fjalë për interpelanca, nuk bëhet fjalë për komisione hetimore parlamentare dhe të gjitha të drejtat e tjera që i takojnë sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit opozitës. Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë.”
Partinë e ka të hapur për Lapajn dhe Shehajn por jo për Salianjin dhe Qorrin.
“E vërteta është që partitë e reja duhet t’i dallojmë pak. Njëra prej tyre është e majtë dhe duket nuk e konsideron me vend apo të arsyeshme të bashkohet kundër të keqes së madhe që quhet Edi Rama. Uroj që drejtuesit dhe forumet e saj të kuptojnë se përballë kësaj të keqeje, bashkimi është imperativ. Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD.”


