Humbja 1-4 në shtëpi përballë Romës solli shkarkimin e Montellës nga pankina e Fiorentinës. Tifozët e pritën keq disfatën e thellë dhe nuk mungoi hedhja e sendeve në fushën e lojës.
Një prej tyre gjuajti me një objekt pas golit të Pellegrinit në minutën e 73-të, që u mor nga Diaëara i verdhekuqve dhe më pas nga arbitri kryesor. Il Tempo raporton se në fillim u mendua se sendi ishte një shufër hekuri, por të gjithë u surprizuan me atë që panë.
Tifozi i Fiorentinës kishte gjuajtur me një grinder, pajisje që ndihmon në përgatitjen e një cigare cannabis. Tifozi vendas mund të ketë qenë duke tymosur në tribunë, por goli i i tretë i Romës e ka tërbuar keq. Komisioni i Disiplinës pritet të marrë masa dhe Fiorentina do të gjobitet për këtë episod. abcnews.al