“Kievi është gati të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai gjithashtu tha se dokumentet për një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara mund të nënshkruhen javën e ardhshme.
Sipas Zelenskyt bëhet fjalë për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftimeve në Ukrainë dhe që mund të ratifikohet në qytetin zviceran të Davosit, ku liderët botërorë, përfshirë Donald Trump, do të mblidhen për Forumin Ekonomik Botëror (19-23 janar).


