TIRANË- Gazetari Martin Leka, i ftuar në “Real Story” u shpreh se po të kishte gjë në dorë, Sali Berisha do ta shkrinte SPAK.
Ai theksoi se këtë “betim” Sali Berisha e ka bërë në publik.
Analisti pohoi se zbutja e toneve të Sali Berishës për SPAK, pas zgjedhjet së drejtuesit të ri Klodian Brahos, ka ardhur për arsyet se vetë kryetari i PD është në konflikt me akuzat penale që ka ngritur Prokuroria e Përgjithshme.
“Berisha po të kishte gjë në dorë, e kishte shkrirë me themele SPAK dhe këtë lloj sistemi drejtësie, sepse e ka thënë me kohë vete.
Tonet që ka tani janë thjesht për të qenë politikisht korrekt dhe për të mos renduar pozitat veta sepse ai është në një konflikt penale me akuza penale me SPAK.
Nga ana tjetër, përveç Edi Ramës, të gjithë qeverinë e vet e ka bërë copë. Ramës i ka rënë SPAK. Kur të priten të gjithë rrënjët, degët janë kot”, tha ai./abcnews.al


