Gjykata Supreme në Kosovë e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rreth 20 mijë vota të dërguara me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
PDK-së i kanë përfunduar kështu të gjitha rrugët ligjore për ankimimin e rreth 20 mijë votave të dërguara me postë nga diaspora, të cilat ata pretendojnë se kanë ardhur pas afatit ligjor.
Gjykata Supreme argumentoj se ankesa e PDK-së është e pabazuar.
Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja një ditë pas zgjedhjeve me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve, kusht i cili është plotësuar sipas Gjykatës Supreme.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se edhe këtë të enjtë po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listë së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Në total janë 914 qv ku procesi po përsëritet, cka ka bërë që komisioni qëndror I zgjedhjeve të parlajmëroj se shpallja e rezultatit përfundimtar të 28 dhjetorit mund të vonoj edhe 2 javë të tjera.
/ abcnews.al /


