Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie “për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Burimet konfirmojnë se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga gjykata e apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Hetimet për vrasjen vijojnë por 3 personat. Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022. Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.
Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.


