Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagesat nga karta kthehen në trend/ BSH: Në janar-nëntor vlera e pagesave nëpërmjet bankave 2.4 mld

schedule14:07 - 14 Janar, 2026

schedule 14:07 - 14 Janar, 2026

Pagesat me anë të kartave tashmë janë bërë praktikë e përditshme për një pjesë të qytetarëve në Shqipëri. Ato përdoren për të blerje, pagesa shërbimesh apo për shlyerje faturash. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë periudhës janar –nëntor të vitit 2025 vlera e tyre  ka arritur në 2. 4 miliardë lekë.

Një shifër kjo   që ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit 2024 ku prej të  dhënave konstatohet se pagesat nëpërmjet bankës  ishin vetëm 2.3 miliardë.

Ndërkohë si numër trasaksionesh gjatë periudhës janar-nëntor janë kryer 10.3 milionë  të tilla ose numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë përgjatë viteve të fundit.



Pagesat nga aplikacionet online të bankave në Shqipëri  ndahen në disa  kategori dhe përfshijnë shlyerjen e detyrimeve  të  kartës së kreditit apo  pagesën e kësteve të kredisë, pagesat e faturave të telefonit,  faturave të energjisë elektrike apo të ujit.

Po ashtu shumë qytetarë përdorin këto pagesa nga shtëpia edhe për blerje të pajisjeve të ndryshme veshjeve apo të ushqimeve.

Nëse shohim të dhënat e muajit nëntor konstatohet një frenim i pagesave krahasuar me një vit më parë me 10.7% të shumës së pagesave.

Megjithatë kjo jo domosdoshmërisht nënkupton rënie pasi mund të jenë realizuar blerje apo pagesa që kanë qenë në vlera më të vogla.

Qeveria ka nisur një fushatë për uljen e përdorimit të parave Cash gjatë këtij viti duke kufizuar përdorimin për qytetarët, por edhe për bizneset.

Qytetarët nuk do të lejohen të bëjnë pagesa më të larta se 500 mijë lekë në muaj me para cash ndërsa për bizneset nga 1500 euro që ishte zbret në 1 mijë  euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!