Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro vijon trendin rënës/ BSH: Përgjatë janarit është këmbyer me rreth 96 lekë

schedule14:03 - 14 Janar, 2026

schedule 14:03 - 14 Janar, 2026

Monedha Europiane ka vijuar trendin rënës përgjatë javëve të para të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro po këmbehet me 96.5 lekë duke pasur një rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme. Kjo rezulton një prej nivele më minimale të regjistruara pas asaj në fund të dhjetorit ku u këmbye me 96.4 lekë.

Ky është një tregues se turizmi në vend po bëhet gjithëvjetor. Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja si dhe remitancat.

Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për borxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.



Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Ndërkohë që parashikohet që për vitin 2026  tërheqja e valutës të arrijë në 450 milionë euro në total duke u rritur me gati 100 milion. Kjo sasi valute do të përdoret për efekt të rezervës valutore por edhe për të mbajtur stabël kursin e këmbimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!