Teksa në Hagë datat 9 deri më18 shkurt shënojnë mbylljen e një procesi të gjatë gjyqësor, me deklaratat përmbyllëse të prokurorisë dhe mbrojtjes së krerëve të UCK, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë i është drejtuar me një letër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës.
Në letër Avokati i Popullit ka ndarë disa shqetësime në lidhje me procesin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke filluar nga masa e paraburgimit për kaq gjatë, apo pranimi i disa dokumenteve të dyshimta të cilat pretendohet se burojnë nga Serbia e të cilat po përdoren si prova në procesin e Dhomave të Specializuara.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, gjithashtu ka ngritur shqetësim për kufizimin në komunikim, në vizitat familjare dhe monitorimin e vazhdueshëm gjatë paraburgimit.
“Monitorimi i komunikimeve dhe vizitave familjare përligjin shqetësime serioze për shkelje të të drejtave themelore. E kam të vështirë të gjej ndonjë përputhje të kësaj sjellje me standardet e drejtësisë penale ndërkombëtare.”
Një tjetër shqetësim që është ngritur nga Avokati i Popullit është se Dhomat e Specializuara nuk i nënshtrohen asnjë mekanizmi vendor të monitorimit apo llogaridhënies. Qelaj vë në dukje se të gjithë të akuzuarit deri më tani janë të përkatësisë së njëjtë etnike, gjë që ngre dyshime serioze për zbatimin selektiv dhe monoetnik të juridiksionit.
Avokati i popullit ngrin shqetësim edhe për leje të posacme si ën rastin e humbjes së jetës së familjarëvë, duke theksuar se nuk ekziston asnjë rrezik për arratisje apo ndikim mbi dëshmitarët.
“Të gjithë të akuzuarit janë vetëdorëzuar dhe se nuk ka prova të besueshme që sugjerojnë rrezik për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve (duke marrë parasysh gjithashtu praninë e konsiderueshme të Misionit të EULEX-it në Kosovë).”
Ish kreret e UCK akuzohen për krime lufte, ndërsa për ish presidentin Thaci ka edhe një tjetër cështje të hapur: ajo e pengimit te drejtesise. / abcnews.al /


