Në studion e ABC e Mëngjesit, Dr. Albana Daka ndalet te berberina, përbërësi bimor që po tërheq vëmendjen e shkencës moderne. E përdorur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale kineze, sot berberina po rikthehet fuqishëm për efektet e saj në uljen e sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe mbështetjen në diabetin e tipit 2. Studimet tregojnë ndikim pozitiv edhe në kolesterol, trigliceride dhe tensionin e gjakut, duke e kthyer në aleate të zemrës. Po shqyrtohet si ndihmë natyrale për humbje peshe, metabolizëm, SIBO, shëndetin e mëlçisë, mushkërive dhe madje edhe në hulumtime paraprake antikancer. Një suplement që po “çmend” botën e shëndetit.
*Piramida e re ushqimore, përmbyset e vjetra…
Ndërkohë, SHBA prezanton “piramidën e ushqimit të vërtetë”, duke rrëzuar modelin klasik të vitit 1992. Në qendër të ushqyerjes tani vendosen proteinat, mishi, bulmeti me yndyrë të plotë dhe yndyrnat e shëndetshme, ndërsa buka dhe makaronat kalojnë në plan të dytë. Ushqimet e plota marrin prioritet dhe produktet ultra të përpunuara kritikohen hapur. Për herë të parë theksohet fort shëndeti i zorrëve dhe mikrobioma, duke e bërë ushqyerjen jo thjesht kalorike, por funksionale për trupin. Një revolucion që ndryshon mënyrën si hamë dhe si mendojmë për shëndetin.


