Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Suedia investon rreth 374 milionë euro për dronë ushtarakë

schedule22:30 - 12 Janar, 2026

schedule 22:30 - 12 Janar, 2026

Suedia do të investojë katër miliardë korona suedeze (rreth 374 milionë euro) për blerjen e dronëve për forcat e saj të armatosura, deklaroi sot ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson duke theksuar se Evropa duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj dhe për Ukrainën.

”Ky investim përfshin dronë zbulimi dhe të luftës elektronike, si edhe municione me rreze të gjatë veprimi, të njohura gjithashtu si dronë kamikazë ose dronë vetëvrasës”, sqaroi Jonson.

”Fondi përfshin gjithashtu dronë detarë për çminim dhe për mbikëqyrje detare. Të gjitha këto sisteme pritet të dorëzohen brenda dy viteve”, përfundoi ai.



Vendit skandinav do t’i duhet gjithashtu të shpenzojë 1,3 miliardë korona (rreth 121,5 milionë euro) për të forcuar kapacitetet hapësinore, me rreth 10 satelitë ushtarakë që do të rrisin efikasitetin e sistemeve tona pa pilot dhe të raketave të lundrimit.

Suedia njoftoi dje një investim prej 15 miliardë koronash (rreth 1,4 miliardë euro) në mbrojtjen ajrore tokësore.

Duke folur në një forum vjetor për mbrojtjen, Jonson u shpreh se situata e sigurisë është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!