Krimet e luftës janë një plagë e hapur në familjet kosovare. Gjykata e Apelit ka mbajtur këtë të hënë seancën për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë nga ana e avokatëve të Millosh Pleskoviç, i denuar me 15 vite burgim për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Nëna e dy djemve binjakë, të vrarë prej tij, Mihrije Daçaj, edhe pse e moshuar, nuk ka munguar në asnjë seancë, ndërsa kërkon për Pleskoviç burgim të përjetshëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë në korrik të vitit të kaluar e dënoj me 15 vjet burg të akuzuarin për krime lufte në Prizren, Millosh Pleskoviç.
Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se është vërtetuar që i akuzuari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë tre civilë shqiptarë dhe ka plagosur disa të tjerë. Vendimin e Gjykatës familjarët e viktimave e konsideruan të ulët.
Prokuroria Speciale e quajti akuzën ndaj Pleskoviç hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës dhe për familjarët e tyre.
Specialja e ngriti akzuën ndaj Pleskoviqit më 7 qershor të vitit 2024.
Më 25 shtator të 2023-tës, Policia dorëzoj kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale kundër Pleskoviç, pwr veprën penale “Krim kundër popullatës civile” në qytetin e Prizrenit, ndërsa procesi gjyqësor për të mbetet i hapur… / abcnews.al /


