Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet “zbuluan” ndotjet/ Mijëra shishe e qese plastike në lumenj, dolën në sipërfaqe

schedule13:14 - 12 Janar, 2026

schedule 13:14 - 12 Janar, 2026

Prurjet e shtuara të lumenjve kanë sjellë në bregdetin e Lezhës sasi të mëdha mbetjesh, kryesisht dru dhe materiale plastike. Pas tërheqjes së detit, zona të tëra në plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë mbuluar nga mbetjet e transportuara nga rrjedhat ujore.

Me përmirësimin e kushteve të motit, Bashkia e Lezhës ka vlerësuar si domosdoshmëri ndërhyrjen për pastrimin e këtyre zonave, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe mbajtjen e plazheve të pastra.

Prurjet e lumenjve Buna, Drin dhe Mat krijojnë vazhdimisht ndotje të bregdetit në Lezhë, ndërsa largimi i tyre mbetet e vetmja zgjidhje për të mbajtur plazhet e pastra.



Prurjet e plastikës nga lumenjtë, për shefin e qeverisë janë kriminale, ndaj një ditë më parë, paralajmëroi edhe paketë të ashpërsuar masash për ndotësit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!