Kryeministri Edi Rama dhe Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend.
Gjatë vizitës, Balluku theksoi se projekti nuk është thjesht një investim energjetik, por një dëshmi e transformimit të sektorit energjetik shqiptar drejt një faze të re. “Shqipëria nuk është më e varur energjetikisht dhe po shkon drejt një ekonomie të qëndrueshme,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të energjive alternative dhe të investimeve të huaja, që arrijnë në mbi 1.5 miliardë euro në proces. Sipas saj, këto projekte tregojnë besimin strategjik të investitorëve dhe konkretizojnë tranzicionin energjetik që po ndodh në vend.
“Një projekt që lidhet me energjinë. Parku eloik i Tropojës nuk është vetëm një investime energjike, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. Dëshmon sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re. Shqipëria tashmë nuk është më e varur. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme. Ku tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim, është një realitet që po merr formë çdo ditë. Është një skemë e re energjetike që bazohet në krijimin e energjive alternative. Është një realitet që po merr formë çdo ditë. Investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Ky besim, sot është i dukshëm dhe i gatshëm. 1.5 miliardë euro investime private janë në proces”, tha zëvendëskryeministrja Balluku./abacnews.al


