Java që po lamë pas ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme, me qindra hektarë nën pushtetin e ujit, shtëpi të përmbytura dhe dëme kolosale.
Një fenomen i paprecedentë ka ndodhur në Delvinë, ku si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, një gropë e madhe është hapur pranë fushës së futbollit të qytetit.
Autoritetet vendore po monitorojnë situatën për të shmangur rrezikun për banorët dhe për riparimin e saj. / abcnews.al /


