Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pushteti i bashkive në emergjenca/ Eksperti: Përgjegjësi kryesor, Ministria e Bujqësisë. Situata i gjeti të papërgatitur!

schedule19:27 - 11 Janar, 2026

schedule 19:27 - 11 Janar, 2026

Eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali, deklaroi se menaxhimi i sistemit vaditës ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh institucionalë, por përgjegjësia kryesore është e Ministrisë së Bujqësisë.
Ai theksoi se bashkitë kanë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe gjetjen e fondeve, ndërsa institucionet e tjera kujdesen për digat dhe hidrovoret.
Haxhimali shtoi se situata i gjeti të papërgatitur institucionet dhe se është e nevojshme të investohet edhe në sistemin nën-tokësor për kanalizimet.

“Çështja e menaxhimit të sistemit vaditës ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh institucionalë që financohen me taksat tona, nga institucionet më të larta deri te bashkitë. Përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka qenë promotori kryesor i këtij sistemi, por si rezultat i reformave ka humbur pjesërisht këtë rol.

Në këtë strategji, por edhe në rregulloret e tjera, bashkitë kanë një rol të rëndësishëm. Legjislacioni parashikon që bashkitë janë përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe gjetjen e fondeve, ndërsa për pjesën e digave dhe hidrovoreve përgjegjësitë i kanë institucionet e tjera.



Sistemi ynë dhe politikat e qeverisjes nuk kanë qenë në nivelin e duhur për aksionet dhe operacionet e përditshme. Askush nuk pret mrekulli, por kërkohet përgjegjësi. Kjo situatë i gjeti të papërgatitur. Duhet të investojmë edhe në sistemin nën-tokësor për kanalizimet.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!