Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

schedule10:56 - 9 Janar, 2026

schedule 10:56 - 9 Janar, 2026

LEZHË- Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Terreni”. Gjatë aksionit janë goditur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Ndërsa në pranga janë vënë Pjetër Dukaj dhe Kristjan Marku. Këta persona u arrestuan në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Terreni”, në kuadër të të cilit u konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë: -në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi 22 vjeç, banues në Lezhë dhe në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen”, njofton policia.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!