Gennaro Gattuso nuk i ka kursyer ulërimat ndaj lojtarëve të tij në pushim të pjesës së parë dhe diçka e tillë ka dhënë efekt. Napoli i ka nisur me një marsh më shumë 45 minutat e dyta dhe ka arritur të barazojë ndeshjen kundër Sassuolos.
Allan është autori i golit në minutën e 57-të. Goli i parë në kampionat për këtë sezon për mesfushorin brazilian, i cili bëri rolin e “pykës” dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin e Sassuolos.
Fenomenal maniobra de Allan para firmar el empate del Napoli. #LaCasadelFútbol pic.twitter.com/rxerTf0T69
— Fútbol en Movistar+ (@MovistarFutbol) December 22, 2019
Gattuso ka kryer një zëvendësim në pushimin mes pjesëve. Trajneri ka hedhur në fushën e lojës Elseid Hysajn, i cili ka zënë vendin e Lupertos, teksa Napoli po bën maksimumin për të gjetur golin e fitores së munguar prej kohësh. /abcnews.al