Paderborn siguroi një fitore jetike sot kundër Eintracht Frankfurt. Ekipi i Klaus Gjasulës triumfoi 2-1 në shtëpi, ndërsa kapiteni u aktivizua si gjithmonë gjatë gjithë ndeshjes.
Ekipi gjerman vazhdon të qëndrojë në vend të fundit në Bundesligë, por diferenca me zonën e shpëtimit është reduktuar në 5 pikë, ndërsa vendi i tretë nga fundi, që të dërgon në “play-out”, është vetëm 3 pikë larg.
Festë edhe për Gentian Selmanin në Turqi. Portieri i talentuar e nisi nga fillimi duelin kundër Bursaspor, që u fitua 2-1 nga Menemenspor. Vendasit përmbysën disavantazhin e pjesës së parë dhe siguruan tre pikë shumë të rëndësishme.
Ekipi i 21-vjeçarit renditet në vend të dytë në divizionin e dytë të futbollit turk, pozicion që të dërgon në elitë. 28 pikë numëron Menemenspor pas javës së 16-të dhe javën e ardhshme luan ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Altinordu në transfertë. /abcnews.al