Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku në Novoselë: Po përgatitet një paketë për dëmshpërblimin e familjeve dhe biznese të prekura

schedule13:09 - 8 Janar, 2026

schedule 13:09 - 8 Janar, 2026

NOVOSELË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Novosela bëri të ditur se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për familjet dhe bizneset e prekura nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq.

Balluku u shpreh se, Kryeministri dhe Ministrin e Financave janë duke dizajnuar një paketë, e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për sektorin bujqësor, ashtu edhe për banesat e dëmtuara.

Ajo njoftoi se nesër në orën 08:30 do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit Ndërqeveritar të Emergjencave, ku do të ketë edhe një adresim nga Kryeministri, jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për procesin e dëmshpërblimit, i cili është thelbësor për familjet dhe bizneset e prekura.



Sa i përket energjisë elektrike, ministrja theksoi se sistemi energjetik ka funksionuar maksimalisht, pavarësisht kushteve shumë të vështira atmosferike. Sipas saj, nuk ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë, por vetëm ndërprerje momentale.

Balluku paralajmëroi se në 24 orët e ardhshme priten erëra të fuqishme, duke e cilësuar situatën si sfiduese, ndërsa shtoi se strukturat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

“Kryeministri është duke dizajnuar së bashku me ministrin e Financave një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu dhe për banesat.

Nesër në 08:30 do ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet edhe një adresim i kryeministrit jo vetëm për zgjidhen e situatës, por edhe dëmshpërblyet që janë të rëndësishme për familjet dhe bizneset e prekura.

Sistemi energjetik ka parformuar maksimalisht, pavarësisht kushteve atmosferike shumë të vështira. Nuk kemi pasur ndërprerje të gjatë, por kanë qenë momentale. Në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme.”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!