Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngricat, probleme në qarkullim/ Policia apel shoferëve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

schedule11:38 - 8 Janar, 2026

schedule 11:38 - 8 Janar, 2026

Shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në gatishmëri të plotë, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve dhe për të ndihmuar qytetarët në zonat ku reshjet e borës dhe të shiut kanë krijuar vështirësi.

Sipas Policisë, qarkullimi është vështirësuar në disa akset malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, si dhe në Rrugën e Arbërit, Rrugën e Kombit dhe Llogarajën, ku është e pranishme bora në rrugë dhe mjegull.

Në këto zona, përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve është i detyrueshëm për të shmangur aksidentet. Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e forcave të rendit.



Pastrimi i rrugëve dhe kriposja po vazhdojnë nga firmat e mirëmbajtjes, në bashkëpunim me Policinë, për të shmangur ngricat dhe për të siguruar qarkullimin e automjeteve.

Apeli i Policisë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të pajisen me mjetet dimërore dhe të udhëtojnë vetëm kur është e domosdoshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!