Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurbini, totalisht i përmbytur/ Më problematike situata në Adriatik, 8 familje të evakuuara

schedule10:37 - 8 Janar, 2026

schedule 10:37 - 8 Janar, 2026

Në Kurbin situata e përmbytjeve vijon të jetë shqetësuese. Fshati Adriatik është totalisht i përmbytur. Ndërsa të paktën 8 familje janë evakuuar, nga autoritetet. Sakaq edhe 6 familje të tjera janë të rrezikuara.

Banorët kanë shprehur shqetësimet pasi dëmet siç thonë ata janë shumë të mëdha. Ndërsa akset rrugore sipas autoriteteve janë të kalueshme, problematikë është shfaqur në Skuraj për shkak të dëmtimit të një ure.

“Jemi të rrezikuar me ujë.  Kemi bërë thirrje që të merren masa sepse situata është shumë shqetësuese. Shteti duhet të ndërhyjë. Tokat bujqësore i ka përmbytur uji. Dëmet janë shumë të mëdha”, tha një qytetar.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!