Mot me reshje me intensitet të lartë dhe me erë të fortë është regjistruar edhe në Lezhë. Prurjet në lumin Drin janë maksimale, duke arritur pranë pikës maksimale por fatmirësisht pa krijuar probleme.
Në qytet ka patur vërshime të përrenjve, duke sjellë prani të ujit në rrugë, por në nivele të ulëta.
Nuk ka raportime për përmbytje, por vetëm prezencë të shtuar të ujit në sipërfaqet e tokave bujqësore.
Për shkak të motit të keq, ka patur shpëputje sistematike të furnizimit me energji elektrike në zonat rurale./abcnews.al