Emanuela Rusta, gjyqtarja e Superiores tani është gati për një hap tjetër vendimtar dhe të jashtëzakonshëm për karrierën e saj.
Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të zhvilluar një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër, ku të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e një procesi përzgjedhjeje për Kupën e Botës.
Ky seminar do të vlerësojë njohuritë taktike, aftësinë për të punuar me VAR dhe syrin e tyre të mprehtë për detaje, gjendjen fizike apo edhe vendimmarrjen me presion.
Ata që shkëlqejnë mund ta gjejnë veten së shpejti në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.


