Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar skandaloz pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga prokurori i SPAK.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka rast të dytë në botë si ky dhe sipas tij, SPAK ndërhyri në territorin e qeverisë.
Rama shtoi se mazhoranca mbajti qëndrim institucional.
“Të përgjigjem me pyetje, keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie në rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. A unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Ndryshon nga rastet e tjera, ka ardhur tek te. Nuk është një nga rastet në rrugët e pushtetit gjyqësor, të cilin pushteti gjyqësor, në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë avokatie, parlamenti nuk i noterizon kërkesat që vijnë, i merr i sheh. Mos m’i përmend ato 16 mijë faqet. Ajo më provokon, më ka provokuar në ditën e parë. Po të isha në Këshillin e Mandateve, do i thoja, çohuni, merrni një dosje. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe. A e dini se për çfarë janë? Nuk janë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime. Arkivi i ministrisë, i futur brenda. Vandak me dokumente zyrtare. Kjo është afërmendsh. USB e sjellë nga prokuroria, nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS, ai ministrja, avokati. Për të mos krijuar një shteg, që ja, i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndirmi, por me qëndrim të duhur, shumë korrekt. Rasti vjen në parlament, dhe para se të vijë në parlament, rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv, brutalisht. Kërkesë skandaloze për pezullim, rast skandaloz në asnjë vend të botës. nuk ka ndodhur as në Europë, as në ndonjë vend të botës. Mbajtëm qëndrim institucional, në parlament do të mbajmë qëndrim”, theksoi ai./abcnews.al

