Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Tendenca e ikes së mjekëve dhe infermierëve, në rënie. Kryeministri: Janë përmirësuar kushtet e punës

schedule11:33 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 11:33 - 30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se janë reziluar investime në QSUT dhe spitale rajonale, duke sjellë përmirësim të shërbimit shëndetësor.

“Dua të them që gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve. Më vjen shumë mirë që ka një rënie kuptimplotë të tendencës së ikes së mjekëve dhe të vajtjes jashtë shtetit. Tendenca ka filluar të kthejë. Kjo është shumë pozitive”, theksoi ai.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se edhe me rritjen e pagave, tendenca e ikes së mjekëve dhe infermierëve është në rënie.

“Dua të them që ka vazhduar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë. Do të njihet edhe vjetërsia në punë, e mjekëve dhe infermierëve, do rritet edhe shpërblimi i tyre. Në tërësi, parashuikohet që pagat për mjekët, mesatarja, të rritet me 135 euro në muaj.”, nëvizoi kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!