Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA premton 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare

schedule08:27 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 08:27 - 30 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për dhjetëra miliona njerëz që përballen me uri dhe sëmundje në më shumë se 17 vende gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, fondet do të shpërndahen përmes një mekanizmi të ri në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, i cili synon rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë në dhënien e ndihmës jetike.

Angazhimi vjen në një kohë kur SHBA dhe disa donatorë të tjerë perëndimorë, përfshirë Gjermaninë, kanë ulur ndjeshëm fondet për ndihmë humanitare, duke shkaktuar vështirësi serioze financiare për OKB-në.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se kontributet humanitare të SHBA-së ranë në rreth 3.38 miliardë dollarë në vitin 2025, nga 14.1 miliardë dollarë një vit më parë dhe 17.2 miliardë dollarë në vitin 2022.

Paketa e shpallur përfshin vende si Ukraina, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Sudani. Ndërkohë, disa zona në krizë të thellë, përfshirë Jemenin, Afganistanin dhe Gazën, nuk përfshihen në këtë mekanizëm të ri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!