Dy persona jane vene nen hetim pasi tregtonin ne menyre te paligjshme fishekzjarre. Nje 26-vjeçar dhe 55-vjeçar u proceduan penalisht pasi u konstatuan nga forcat e policise gjate kontolleve te zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.
Gjate kontrolleve të ushtruara në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal per 26 vjeçarin dhe 55 vjeçarin te dy banues në Sarandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/ abcnews.al /

