Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati letër sekretarit Rubio: Mbi 240 afera korruptive të faktuara nga familja Berisha dhe Meta. SPAK nuk i heton!

schedule09:24 - 28 Dhjetor, 2025

schedule 09:24 - 28 Dhjetor, 2025

Një letër me prova mbi aferat korruptive të familjes Berisha dhe Meta i është dërguar sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio nga avokati Idajet Beqiri.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në edicionin ‘Ora e Fundit’ avokati deklaroi se krimet e pandëshkuara, pasuritë e grabitura dhe korrupsioni kanë kthyer vendin peng të krimit të organizuar. Ai theksoi se për familjet Berisha dhe Meta ekzistojnë prova të shumta për dhjetëra afera korruptive me vlera miliardëshe. Sipas Beqirit, këto çështje janë të regjistruara, por nuk po hetohen nga SPAK. Avokati akuzoi SPAK-un se po vepron politikisht, duke u përqendruar te çështje të vogla për të krijuar një ekuilibër të rremë hetimesh.

“Nga gjithë këto krime që kanë ndodhur dhe e mbajnë peng këtë vend, prej pasurive të grabitura dhe korrupsionit, tani komandohen vrasjet dhe krimi. Vendi është peng i krimit sepse këto nuk janë dënuar.

Për familjen Berisha dhe Meta, kanë dërguar prova plot dhe të tjerë. Të gjitha këto, doja se korrupsionin i kam numëruar aty sepse janë afera të rënda të familjes Berisha, 156 afera korruptive që shuma e tyre e kalon disa miliardë euro. Janë 89 afera korruptive të Ilir Metës. Bëhet fjalë për familjen Berisha dhe për familjen Meta, dhe janë të provuara, janë një numër i konsiderueshëm qytetarësh të përfshirë. Erisa Xhixho vazhdon ‘të shijë’ me lekët e vjedhura të qytetarëve.

SPAK i ka të regjistruara por nuk i heton. SPAK është i kapur nga politika dhe nga bandat kriminale. SPAK po vepron politikisht sepse gjërat e vogla, ndërhyrjet në tendera, shkeljet në barazinë në tendera dhe duke përqendruar vëmendjen në disa funksionarë të PS duke i arrestuar apo duke bërë gjëmën për gjëra të vogla janë për të vënë ekuilibrin që ja po hetojmë dhe këta.”

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!