Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën i riu

schedule20:07 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 20:07 - 25 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në autostradën Levan–Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Peugeot”, që drejtohej nga viktima, dyshohet se i ka prerë rrugën një automjeti tip “Benz”, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i “Peugeot”-it ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po kryen veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!