Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krishtlindja/ Princesha e Uellsit, Catherine dhe vajza e saj Charlotte performojnë në piano

schedule12:36 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 12:36 - 25 Dhjetor, 2025

Princesha e Uellsit, Catherine, dhe vajza e saj, Princesha Charlotte, kanë interpretuar së bashku një duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjes Together at Christmas.

Performanca u regjistrua në Kështjellën Windsor dhe u transmetua në prag të Krishtlindjes.

Ato luajtën pjesën ‘Holm Sound’ të kompozitorit skocez Erland Cooper.

Dueti u shoqërua me pamje nga mbërritja e të ftuarve në Westminster Abbey dhe një mesazh të Catherine mbi dashurinë, kujdesin dhe lidhjet njerëzore.

Tema e këtij viti ishte “fuqia e dashurisë dhe e së bashkuarit”, për të nderuar njerëzit që kontribuojnë në shoqëri.

Në shërbesë morën pjesë 1,600 të ftuar, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore, figura publike, ndërsa u luajtën performanca muzikore nga artistë të njohur.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe fëmijët e tjerë të çiftit princëror, Princi George dhe Princi Louis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!