Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset pronari i një marketi

schedule10:55 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 10:55 - 25 Dhjetor, 2025

Plagoset pronari i një marketi në Kavajë. Mësohet se një person ka plagosur me thikë pronarin e një marketi. Dyshohet se autori është me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga policia thonë për “ABC News” se një ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe pas një përleshje me të e ka goditur me thikë.

Artur Ligeja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjence në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nen kujdes intesiv mjekësor dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e Kavajës ka venë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!