Ashja, veshtulla apo bredhi, që shërbejnë edhe si pemë Krishtlindjesh janë disa nga simbolet natyrore të këtyre ditëve festive.
Por, çfarë simbolizojnë ato dhe jo vetëm?
Ashja (Ilex aquifolium), me gjethet e saj me gjemba dhe manaferrat e kuqe, simbolizon mbrojtjen, paqen dhe pjellorinë si dhe largimin e shpirtrave të këqij.
Veshtulla (Viscum album) konsiderohet si një hajmali për fat të mirë, veçanërisht për dashurinë.
Rrushkulli apo fshesa e kasapit (Ruscus aculeatus), me manaferrat e saj të kuqe dhe gjethet me gjelbërim të përjetshëm, simbolizon vitalitetin dhe rezistencën ndaj të ftohtit.
Dhe pastaj është dëllinja, një bimë me gjelbërim të përjetshëm e lidhur me traditat e dimrit dhe të Krishtlindjeve.
Pema e Krishtlindjeve, bredhi, ka një origjinë interesante, pasi është simboli i krishterë i jetës së përjetshme dhe, sipas legjendës, zbriti nga Pema e Jetës në Eden.
Po zbukurimet e pemës së Krishtlindjeve çfarë përfaqësojnë?
Kometa, përfaqëson dritën hyjnore që tregon lindjen e Jezusit duke udhëhequr Tre Burrat e Urtë.
Floku i Dëborës është një simbol i pastërtisë, përsosmërisë natyrore dhe rilindjes, falë formës së saj unike dhe transformimit të saj në ujë.
Dhe ngjyrat e Krishtlindjeve janë e gjelbra, që do të thotë jetë, shpresë, natyra që i mbijeton dimrit, e lidhur me bredhin dhe selvinë, e kuqja, që kujton gjakun, dashurinë, vitalitetin, manaferrat dhe gjethet e yllit të Krishtlindjeve dhe e bardha, si drita, mbretëria, pastërtia, shpesh e lidhur me dekorimet dhe dëborën.

