Prag Krishtlindje, por doktori për pak ua ngeci në fyt festën demokratëve.
“Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve. Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar.”
Ishte alarm festiv, se kur fillon revolucioni, datë nuk dha, ndaj dhe 2025 mbyllet me urime online.
“Ndaj dhe ne do punojmë fort, opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore”
Rama gjithsesi ikën këto festa, por vetëm për pushime, Berisha i garantoi të mos kenë merak, se kthehet shpejt.
“Edhe prapa diellit të jetë do e kthejmë”
Urimi për Krishtlindje, meqë qeveria kësaj radhe nuk ra, kësmet Krishtlindjet e tjera.
“Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin “

