Manchester City ka arritur të përmbysë atë gol të Jamie Vardy në minutën e 21-të. Ishte Mahrez ai që barazoi për “Cityzens”, ndërsa Gundogan shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë.
Sterling arriti të driblojë mbrojtësin Ricardo Pereira, i cili ndërhyri brenda zonës dhe pengoi sulmuesin anglez. Pati shumë polemika për këtë episod, pasi dukej se Sterling kishte simuluar, por VAR i dha të drejtë arbitrit Mike Dean.
Mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundogan, merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe arrin të mposhtë portierin Schmeichel, edhe pse ky i fundit i kuptoi krahun. Në avantazh “Qytetarët” e Guardiolës./abcnews.al
Ilkay Gundogan donne l’avantage à @ManCityFra #MCILEI 2-1 pic.twitter.com/e57Inlqlgv
— Fahad Alcántara (@F_Alcantara7) December 21, 2019