Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan beson te mrekullia/ Klubi italian shpreson të rinovojë kontratën me portierin Maignan

schedule12:57 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 12:57 - 23 Dhjetor, 2025

Në Itali e quajnë “mrekullia e rinovimit të Majkut”. Milan ka disa yje këtë sezon, e jo më kot po pretendon titullin në Serinë A, por gjithsesi njëri nga më kryesorët është në portë.

Majk Menja, gardiani kuqezi, ka bërë pritje të pabesueshme këto kohë, por kontrata e tij është drejt skadimit dhe klubet që e duan janë të shumtë.

Drejtori sportiv, Igli Tare, dhe trajneri Masimiliano Alegri, po përpiqen në maksimum që ta bindin numrin 1 të Francës që të hedhë firmën për një kontratë të re, ndërsa akordi I vjetër përfundon verën e ardhshme.

Një situatë tepër e vështirë, ndërsa lombardët nuk munden t’i ofrojnë gardianit 30-vjeçar atë rrogë që do të merrte në Premier Ligën angleze apo në La Ligën e Spanjës.

Tekniku I Milanit, Alegri, e arriti një sukses të rëndësishëm gjatë verës së kaluar duke e bindur portierin që të mos largohej, ndonëse Maks pohon se merita për këtë I takon atij që e stërvit, Klaudio Filipit.

Gjithsesi, tani fillon më e vështira, pasi është tjetër gjë të pranosh të qendrosh një sezon më shumë, dhe krejt tjetër të rinovosh për disa vjet.

Milani duhet të nxitojë sepse sipas rregullave të FIFA-s, Menja mund të nisë bisedimet me klubet e tjerë që në janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!